Krahsjellësi i Kosovës

image-8488274-Llogo_me_hynesh_edited.jpg

shoqata_dardania@bluemail.ch

Fotografin e pregaditi: Sulejman Nuredini,  pronar Naser Sahiti Gjilan.



Pëllumbi i Kosovës-Krahsjellësi


Krahsjellësitërvjel


 Krahsjellësi


 Stili i sjelljes dhe formimi i figurës akrabatike, vjenë nga sjellja e krahëve rreth boshtit të trupit, vëzhgimi i shiqimit nga toka, në momentin e paralajmrimit për aterrim, shohim sjelljet e krahve duke formuar një stil akrobatik të ngusht, pamja na paralajmron formën e figurës Tervjelë, sipas veprimit akrobatik e quajm Krahsjellësitervjel, në shkurtesën e ardhëshme e quajm vetëm Krahsjellësi, pëllumbi i Kosovës Krahsjellësi i Prishtinës, ky mendim vjenë nga studjusi i pëllumbav Sulejman Nuredini të ndar nga libri i tijë.


 Shprehje të tilla rrethë këti pëllumbi kanë bër edhe studjus tjer si Enver Gashi nga Lipjani duke e quajt këte pëllumb Lëshuesit e Kontrolluar.


 Studjusi nga Gjilani Rushit Rushiti ndan mendimin duke e quajt Pëllumbi Rrotullus.


 Te popullata ësht i njohur Dynek, fjala dynek vjen nga Turqishtja, këjo fjal u përcoll nga sundusi Turk që 5.shekuj radhazi mbizotroj tokat tona Iliro-Dardane.


 Nuk mund të standardizohet ky pëllumb me terminologji të huaj, tani pëllumbëtarët Shqiptar të zgjedhin një term Shqipë siçë kan paraqit studjusit e lartë përmendur, tani ësht radha të përkujdesemi për emrimin shqip, mendoj të bazohemi në gjuhën e argumentit, sado që anojm në individuale gabojm në anashkalimin e pëllumbit.  Pas lindjes Republikës Kosovës me 17.02.2008.


 Pëllumbi në fjal ka qen i standardizuar në Jugosllavi, këte e ka bër Klubi i shpezve të imtë nga Prishtina kahë fundi i viteve të shtatëdhjeta, qendra e këti klubi ka qenë pasë PTT-së madhe në Prishtin sa më kujtohet në rrugën e Mitrovices, unë kam përcjell një panair të organizuar nga ky klub viti nuk më kujtohet po ishte në Prishtinë te Ulpiana, unë Sulejman Nuredini kam prezentuar pëllumba Postjer, kamë qen i njohëtuar për mes gazetës të shpendve që botohej e vetmja në Novi Sad për Jugosllavin e quajtur ishte Odgajivaq, unë isha antar i klubit Jug-Bujanocë të Postjerav nga viti1972-1984. dhe aty lexoja çdo numër të saj.


  Krahsjellësi nuk ësht pëllumb i shekullit 20, 19 e asë 18.


Në shekullin e 16. Evlija Qelebia nga Turqia solli pëllumbin dynek në Maqedoni, ky pëllumb këmbtë me pendëla nuk arriti të shpërndahet në Kosovë, Kosovarët patën pëllumbin e vetë, nuk e trathtuan pëllumbin e principatave Ilire pëllumbin e sodit Krahsjellësin e rrafshit Kosovës, gjeneza duhej kërkuar te sunduesit e lasht të siujdheses Ballkanike pikrisht tekë Ilirtë, studjuesit duhen gjërmue shtrirjen e Principatave Ilire,  Principatatë Ilire të kryezotrinjve vendorë si Balshaj, Dugagjini, Kastrioti etj. Kështu Kastriotët filluan ngritjen e principatave dhe sundimin e tyre e shtrinë në Prizëren, Patkovë (teritor i Gjakovës sotme), Pejë dhe anët e Novobërrdës, vendosën kulturën shtetrore, dhe në principatatë e tyre ruanin pëllumbat e  rasave të veta shqiptare. Pëllumbi i rrafëshit Kosovës i kultivuarë nga principatat Ilire, ka nderin që Kosova kultivon, sotë me emrin pëllumbi i Prishtinës. nëse dikush mendon në ndoj kryqëzim mehamendje që nuk i afërohet stilit pëllumbit sodit jo se gabon, po e denon historija.  

Tradicionalisht ky pëllumb ruhet në rrafshin e Kosovës dhe internacionalisht i emruar pëllumbi i Prishtinës. Shihë librin e tre Autorve Gjermanve  Rasat e pëllumbav në Botë nga J.Schutte, G.Stach dhe J.Wolters, merita i takon bashkpuntorit tyre Josip. Pekanovic me origjin Kroat nga Sombori i Serbis, viti i botimit kti libri ësht1994, në faqen e këti libri 500. figura 457.PRISTINATUMLER.